Erdogan paralajmëron shtetrrethim mbarëkombëtar para Bajramit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se ndërtimi i urës në ngushticën e Çanakkalasë ishte ëndërr e shekujve.

Erdoğan mori pjesë nëpërmjet video-konferencës në ceremoninë e zhvilluar për vendosjen e bllokut të fundit të kullës prej çeliku 318 metra të urës Çanakkala 1915.

Në në fjalim të mbajtur këtu presidenti Erdoğan tha se janë lënë pas fazat më të rëndësishme në ndërtimin e kësaj ure dhe se me këtë proces përfundon vendosja e blloqeve të katër kullave. Pasi uroi që kjo urë të shërbejë në të mirë të vendit dhe popullit ai uroi të gjithë ata që kanë kontribuar që në fazat e para dhe në fazat e tjera për ndërtimin e urës.

Ai vuri theksin se ura është pika më kritike e kalimit të rrjetit të autostradave të mëdha që rrethojnë nga të dyja anët Detin Marmara. “Në të vërtetë ndërtimi i urës në ngushticën e Çanakkalasë ishte ëndërr e shekujve. Ne shprehim falënderimet që jemi pjesë e realizimit të kësaj ëndrre ashtu sikurse edhe e shumë të tjerave në vendin tonë”, tha Erdoğan.

“Hapësira e mesme prej 2023 metra e urës është gjithashtu një shprehje e objektivave tanë 2023”, tha Erdoğan duke shtuar se “Ky nuk është një objektiv i vendosur rastësisht. Ura ‘Çanakkale 1915‘ ka titullin ura më e gjatë në botë në fushën e saj. Ajo do të zbukurojë ngushticën tonë si një simbol i fitores së Çanakalasë në 1915. Unë besoj çdo qytar i ynë i cili udhëtimin me anije që zgjat 1.5 orë në ngushticë do ta përfundojë në 6 minuta, do të përkujtojë ata që kanë mundësuar këtë urë dhe paraardhësit tanë që kanë shkruar epope në Çanakkala”.