Erdoğan mesazh urimi me rastin e 100-vjetorit të parlametit turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, publikoi ​​një mesazh urimi me rastin e 23 Prillit, Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve, e cila njëkohësisht shënon përvjetorin e 100-të të themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

“Një nga simbolet më të rëndësishme të historisë sonë të lavdishme, Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, do të jetë manifestimi i vullnetit tonë kombëtar përgjithmonë, ashtu siç ka qenë për 100 vjet”, tha Erdoğan në mesazhin e publikuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.

“Turqia do të ngritet mbi supet e fëmijëve tanë dhe rinisë sonë. Dinamizmi dhe entuziazmi i tyre do ta çojnë Turqinë drejt objektivave të saj të vitit 2023 dhe 2071”, shtoi ai.

Kjo ditë e veçantë në Turqi shënohet me festivale për fëmijë, ndërsa institucionet publike, shkollat ​​dhe sektori privat gjithashtu mbajnë programe.

Festimet e 23 Prillit përqendrohen tek fëmijët, pasi Mustafa Kemal Ataturku, themeluesi i Republikës së Turqisë, ua kushtoi ditën fëmijëve si e ardhmja e kombit.

Kuvendi turk u mblodh për herë të parë në Ankara në vitin 1920 gjatë Luftës së Pavarësisë për të hedhur themelet për një republikë të pavarur.