Erdogan do të betohet për mandatin e tij të dytë si President më 3 qershor

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të betohet në parlamentin turk të shtunën, ka thënë drejtori i komunikimit i vendit.

Duke folur për 24 TV, Fahrettin Altun tha të enjten se presidenti Erdogan do të shpallë gjithashtu kabinetin e tij të ri në të njëjtën ditë, përcjell Telegrafi.

Pas ceremonisë së betimit, Erdogan do të vizitojë Anitkabir, mauzoleumin e Ataturkut, tha Altun.

Presidenti do të shtrojë gjithashtu një darkë për krerët e shteteve që marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij, shtoi ai.

Altun tregoi se Presidenti Erdogan do të shpallë kabinetin e tij të ri më vonë atë natë.

Ai akuzoi kompanitë e mediave sociale se kanë marrë anën gjatë zgjedhjeve turke, duke thënë se Twitter duket se “u shërben interesave politike të SHBA-së”.

Erdogan fitoi balotazhin presidencial të së dielës duke siguruar 52,18 për qind të votave, duke mundur kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, i cili mori 47,82 për qind të votave.