Erdogan dhe Putin këtë javë do të bisedojnë pë situatën në Zaporozhje

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan planifikon që këtë javë të zhvillojë bisedë telefonike me liderin rus Vladimir Putin, ndërsa temë e bisedës pritet të jetë situata në centralin bërthamor në Zaporozhje dhe kriza në Ukrainë, deklaroi një burim diplomatik për RIA Novosti.

Ai tha se Turqia vazhdon ta përmbushë rolin e saj të nderuar si ndërmjetësuese në konflikt si i vetmi vend që e ka fituar besimin e të dyja palëve.

Erdogan paraprakisht ka deklaruar se ka për qëllim të bisedojë me Putinin për rezultatet e bisedimeve të tij të fundit me presidentin ukrainas Volodyimir Zelenski dhe Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guteresh në Lviv, si dhe t’i kërkonte liderit rus të marrë masa konkrete për të zgjidhur situatën në centralin bërthamor Zaporozhje.