Presidenti turk Recep Tajip Erdogan paralajmëroi se në Libi mund të ketë dhunë të mëtejshme nëse Europa lejon dështimin e qeverisë së mbështetur nga OKB.
“Europa do të përballet me një sërë problemesh dhe kërcënimesh nëse qeveria legjitime e Libisë dështon”, deklaroi Erdogan, duke përmendur kërcënime të reja nga Shteti Islamik dhe organizatat terroriste të al-Kaedas, si dhe mundësinë e migrimit të parregullt drejt Europës.
“BE ka detyrë historike për të mbështetur qeverinë e Akordit Kombëtar të Libisë (GNA)”, theksoi Erdogan, duke shtuar se konferenca e paqes në Berlin është një hap shumë i rëndësishëm për këtë qëllim.
Vitin e kaluar Turqia nënshkroi marrëveshje me GNA-në mbi bashkëpunimin ushtarak dhe të sigurisë dhe kufijtë detarë.