Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti amerikan, Donald Trump, të hënën e ardhshme përsëri do të zhvillojnë një bisedë telefonike.
“Të hënën do të kemi një diskutim tjetër me presidentin amerikan Donald Trump”, tha Erdogan pas faljes së namazit të xhumasë në Stamboll.
Duke iu referuar shfaqjes së madhe të mbështetjes publike për Palestinën në Ditën e Vitit të Ri, Erdogan tha se tubimi masiv në Urën Galata në Stamboll shënoi “një moment historik” dhe theksoi se kjo tregoi se “Palestina nuk është vetëm”.
“Ajo që ka bërë ky Faraon i quajtur Benjamin Netanyahu nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, sepse ai ka marrë mallkime të panumërta nga njerëz të shtypur, nga të rinjtë deri te të moshuarit”, tha presidenti Erdogan.
Presidenti turk gjithashtu dënoi veprimet e Izraelit në Gaza dhe përkeqësimin e situatës humanitare atje.
“Vuajtjet e fëmijëve në Gaza, që jetojnë në tenda të improvizuara mes erës dhe shiut, nuk do të mbeten pa përgjigje dhe Netanyahu nuk do t’i shmanget llogaridhënies”, tha ai. /AA/




