“Erdhën fushtat, tap e nshut bajrakin”, Labi iu drejtohet sërish politikaneve

Ai ka thënë se  i vjen keq që pandemia e ka dëmtuar ekonominë e vendit, shkruan lajmi.net.

Me videon e publikuar, Labi shtoi se pak ditë para zgjedhjeve politikanët shkuan në sallat e dasmave duke bërë fushata dhe harruan pandeminë.

 

Në të njëjtën kohë, këngëtari qanë hallin e të rinjve që kanë mbetur pa u martuar si pasojë e pandemisë vitin e kaluar ku edhe u mbyll i gjithë vendi në izolim për dy muaj dhe u ndaluan dasmat dhe ahengjet.

Ndryshe, Labi vazhdimisht ka qenë kritikues ndaj politikanëve për mbajtjen e fushatave duke grumbulluar numër të madh të njerëzve, ndërsa dasmat nuk i lejojnë të cilët po i dëmtojnë bizneset por edhe artistët e estradës./Lajmi.net/