Era Istrefi thyen heshtjen pas përhapjes së lajmit të rremë për vdekjen e saj

Era Istrefi tash e një kohë nuk ka qenë aktive as me këngë të reja dhe as me publikimin e imazheve të reja në rrjete sociale.

Ditë më parë, komentet e fansave kishin ‘vërshuar’ në një fotografi të saj, ku shkruanin “Prehu në paqe”.

Pas këtij lajmi të rremë kishte reaguar Nora, e cila për lajmi.net tha se Era është shëndoshë e mirë.

Por, së fundi reagoi edhe vet Era, e cila me anë të një postimi thotë se është mirë dhe shpreson që ashtu të jenë edhe të tjerës.

Këngëtarja iu drejtua fansave me fjalët “Jam mirë dashuri. Shpresoj që edhe ju jeni mirë”.