ShowBiz Era Istrefi sjell poza të tjera nga xhirimet e klipit të ri,...

Era Istrefi sjell poza të tjera nga xhirimet e klipit të ri, ndërsa merr vëmendje me gurët zbukurues në vetulla

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ditë më parë njoftoi se vjen së shpejti me një bashkëpunim me reperin Mozzik.

Derisa kanë nisur xhirimet e videoklipit, dyshja nuk kanë munguar me imazhe atraktive në rrjete sociale.

Disa të tilla së fundmi i ka shpërndarë në Instagram, aty ku numëron 1.5 milion njerëz.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo shfaqet me një palë tuta sportive ngjyrë krem ndonëse ka mahnitur me format trupore.

Veç tjerash, krijuesja e hitit “Bon Bon” ka marrë vëmendje me disa gurë zbukurues që ka vënë në vetulla.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta është rikthyer këtë vit me dy këngë të reja të cilat u pritën mirë nga publiku.

Istrefi tani po ashtu ka nisur turin me koncerte përreth trojeve shqiptare.