Era Istrefi bën paralajmërimin e këngës së re “Bebe” nga një avion privat

Era Istrefi u bë shumë e njohur me këngën “Bon-Bon”.

Këngëtarja që një kohë ka bërë një shkëputje nga muzika, shkruan lajmi.net.

Por siç duket Era së shpejti do të rikthehet me prurjen e radhës, e këtë e ka bërë të ditur përmes “InstaStory”.

Ajo ka publikuar disa imazhe e video nga një avion privat, ndërkohë që interpreton një pjesë të projektit të saj të ri që siç kuptohet do të quhet “Bebe”.

Mirëpo Era nuk ka dhënë ndonjë detaj për klipin apo datën e lansimit.

Kujtojmë se kënga e fundit që publikoi Era mbetet “No Maybes”, që e solli në mars të vitit 2020 në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Aras.