Jeffrey Epstein u përpoq të blinte një pallat multimilion dollarësh në Marok një ditë para arrestimit të tij në vitin 2019, sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së muajin e kaluar.
Epstein kishte ndjekur blerjen e Bin Ennakhil që nga viti 2011, por mosmarrëveshjet me shitësin mbi çmimin dhe marrëveshjen e blerjes vazhduan me vite, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Pallati madhështor në lagjen luksoze Palmeraie të Marrakeshit është përshkruar si një kryevepër arkitekturore, e ndërtuar nga 1,300 artizanë dhe me gdhendje dhe mozaikë të zbukuruar.
Epstein nënshkroi një transfertë bankare prej 14.95 milionë dollarësh (11 milionë paund) më 5 korrik 2019, një ditë para arrestimit të tij, pas një marrëveshjeje për të blerë kompaninë në det të hapur që zotëronte pronën për 18 milionë euro (13.3 milionë paund).



