Numri i lejeve të ndërtimit në shtator 2025 është rritur me 6.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në shtator 2025 janë lëshuar 314 leje ndërtimi, që është 6.1% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas lejeve të ndërtimit të lëshuara, vlera e parashikuar e objekteve është 7,124,419 mijë denarë, që është 5.2% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 220 (70.1%) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 38 (12.1%) për ndërtesa të ulëta dhe 56 (17.8%) për ndërtesa për rindërtim.
Nga gjithsejtë 314 ndërtesash, 229 (72.9%) janë në pronësi të individëve, dhe 85 (27.1%) janë në pronësi të subjekteve afariste.
Në periudhën raportuese, është planifikuar ndërtimi i 727 banesave me një sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 69.411 m2”, njoftojnë nga ESHS.




