Enti Hidrometeorologjik: Nuk ka pasur punësime joadekuate

Nga Enti Hidrometeorologjik reagojnë duke thënë, se nuk ka pasur punësime joadekuate, pas emërimit të ushtruesit të detyrës drejtor Ivica Todorovskit, në gusht të vitit 2017. Shumica e vërejtjeve në raportin e Revizionit të Shtetit, kanë qenë për situatën e gjetur, ndërsa televizorët dhe laptopët që mungonin u gjetën nga një komision i jashtëzakonshëm i regjistrimit. Nga Enti thonë se ata punojnë në mënyrë ekonomike.