Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19

Talenti shqiptar i futbollit, Enis Rexhepi, rrëmbeu zemrat e tifozërisë së Stuttgart U-19, teksa realizoi plot 5 gola në udhëtim ndaj Bayern Munich U-19.

18 vjeçari shqiptar pati një paraqitje fenomenale duke shënuar pesë herë në rrjetën e Bayern Munich, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat të përgjithshëm 6-1, raporton albinfo.ch

Sulmuesi Rexhepi e kompletoi pesëshen e tij personale brenda vetëm 31 minutash, duke treguar një produktivitet të rrallë për këtë nivel.

Ky duel ishte i vlefshëm për javën e tretë të kampionatit të juniorëve në Bundesliga. Stuttgarti momentalisht mban vendin e parë në tabelë, ndërsa Bayern Munich renditet në pozitën e dytë.

Enis Rexhepi është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë, ai është aktivizuar në tri ndeshje me fanellën kuqezi dhe ka shënuar një gol.

Një ndeshje për t’u mbajtur mend për Rexhepin, i cili me këtë paraqitje të jashtëzakonshme ka dërguar një sinjal të fortë për të ardhmen.