Enis Bytyqi tregon datën e publikimit të projektit të ri

Enis Bytyqi ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, madje përmes një videoje zbuloi disa sekuenca të kësaj kënge.

Ai bëri të ditur se kënga e tij e re publikohet më 12 korrik, ndërsa nuk sqaroi nëse do t’ia shoqëronte videoklipin.

“Me 12.07. ✌🏼“, ka shkruar Enisi, ndërsa fansat i thanë se po e presin me padurim projektin e ri.

Kujtojmë se Enis Bytyqi së fundi ka sjellë në versionin e tij këngën “Xhamadani vija vija” dhe “Ani mori nuse”.