Enis Bytyqi rikthehet në Kosovë: Dëgjova që edhe në makinë kur jam vetëm duhet të mbaj maskë

Enis Bytyqi është artist i dashur për publikun, i cili numëron shumë projekte muzikore dhe fansat që e dëgjojnë nga të gjitha trevat shqiptare.

Ai bashkë me gruan e tij, jeton dhe vepron në Gjermani, por kohë pas kohe viziton Kosovën, e kësaj radhe rastisi të udhëtojë pikërisht në periudhë pandemie.

Me këtë rast ai ka ironizuar me masat e Qeverisë ndaj COVID-19 dhe me këtë rast përmendi çështjen e maskave.

“niva qe duna me bajt Mask edhe n‘Kerr kur jom vet🤯🔫😆”, ka shkruar këngëtari, ndërsa mori komente të shumta në këtë postim.

Gjatë muajit korrik, Enisi publikoi projektin muzikor me titull “Gjemba”, me të cilin ka marrë afro dy milionë klikime në kanalin YouTube.