Enis Bardhi i mahnitshëm në stërvitje

Levante ka nisur stërvitjet tashmë në grupe për t’u përgatitur sa më mirë për rinisjen e sezonit në La Liga.

Mesfushori shqiptar i kësaj skuadre, Enis Bardhi, duket se gjatë kohës së karantinës, ka punuar shumë për të qëndruar në formë, dhe vazhdimisht në stërvitje po e vërteton këtë.

Së fundmi, në një video të publikuar në twitter nga ‘El Chiringuito’, Bardhi ka treguar klasin e tij.

Para se të ndërpritet sezoni për shkak të COVID-19, Bardhi ka bërë 24 paraqitje për Levanten, ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar për katër të tjerë.