Enigma e vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës/ Specialja t’i zgjerojë hetimet edhe në Shqipëri – ky është personi që i di të gjitha për rastin

Konushevci një ushtar dhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai së bashku me mjekun Hazir Mala ranë dëshmorë më 9 maj 1998 në një pritë të organizuar, ndërsa a ishin duke udhëtuar për në qytetin e Bajram Currit, në Shqipëri.

Ilir Konushevci ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së në Llap.

Sot mbushen 25 vjet nga vrasja e cila ende mbetet e pazbardhur tërësisht.

Nga ana tjetër në Hagë tashmë ka nisur procesi gjyqësor ndaj atyre që akuzohen se kanë bërë krime gjatë luftës.

A mundet kjo gjykatë të hedh dritë edhe mbi rastin e vrasjes së luftëtarit Ilir Konushevci dhe mjekut Hazir Mala?

Zogaj: Iliri dhe Haziri rrëmbyen pushkën për të qëlluar armikun dhe për të çliruar Kosovën nga thundra serbe

Image

Skënder Zogaj

Analisti Skënder Zogaj, në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Ilir Konushevci dhe Hazir Mala ishin dy nga kontributdhënësit për lirinë e Kosovës, të cilët morën udhën e lirisë, dhe nuk ranë pre e thashethemeve dhe ideologjizmave të ca “gugurelëve” ilegale.

Sipas tij, disa argat destruktiv të ish strukturave të SHISH-it, iu kundërvënë liridashësve të vërtetë, siç ishin Iliri Konushevci e Haziri Mala dhe kolonel Ahmet Krasniqi, që u vranë, sepse ata nuk ishin kukuvajkat e zeza dhe tregtarë të qefinëve, por ishin bijtë e popullit të Kosovës.

Ilir Konushevci e Hazir Mala janë dy korifejtë e përpjekjes së vërtetë heroike të organizimit të luftës çlirimtare, të cilët në kohën dhe rrethanat më të vështira, rrëmbyen pushkën për të qëlluar armikun dhe për të çliruar Kosovën nga thundra serbe! Iliri dhe Haziri e kishin të qartë udhën e lirisë, prandaj, nuk ranë pre e thashethemeve dhe ideologjizmave të ca gugurelëve ilegale, të cilat në vend të angazhimit për krijimin e frontit të përbashkët luftërat, ishin bërë argat destruktivë të ish strukturave të SHISH-it të Enver Hoxhës dhe u bënë fallangë e zezë e luftës së shtrigave, duke iu kundërvënë liridashësve të vërtetë, siç ishin Iliri e Haziri dhe kolonel Ahmet Krasniqi, që u vranë, fare sepse nuk ishin kukuvajkat e zeza dhe tregtar të qefinëve, por ishin bijtë e popullit të Kosovës dhe liridashësit e vërtetë, që shpirtin e kishin bë dhuratë lirie! A mund të ketë gjë më të shëmtuar se sa, të vriten në Shqipëri Iliri dhe Haziri, dhe shteti shqiptarë të mos e dijë se kush e si janë vrarë! Jo nuk ka mundësi, por e vërteta është se, janë vrasëse strukturat zyrtare të sigurimit të shtetit shqiptar, ato qëndrojnë prapa vrasjes së Ilirit, Hazirit, Ahmet Krasniqit etj. Prandaj qe 25 vjet nuk zbardhet vrasja e tyre. Nuk kanë si zbardhen, nëse shteti qëndron në mbrojtjen e tyre, atëherë e sot!”, thotë Zogaj.

Kurse, për mundësinë e zbardhjes së kësaj vrasje, nga Gjykata Sepecale, Zogaj thotë se do të hapte kutinë e pandorës dhe do të zbardheshin edhe shumë vrasje tjera të mëvonshme.

Më tej, ai thotë se Gjykata duhet të zgjerojë hetimet edhe në Shqipëri.

Gjykata Speciale do të kishte qenë mirë që këto vrasje t’i ketë në qendër të hetimit, sepse janë vrasjet kyçe. Zbardhja e tyre do të hapte kutinë e pandorës dhe do të zbardheshin edhe varg vrasjesh të tjera të mëvonshme, sepse, gjithë kolona e vrasjeve e ka një “qendër dirigjuese” dhe aty qëndron dosja! Unë mendoj se, Gjykata Speciale nëse do që vërtetë të kryej punën e saj, duhet të zgjeroj hetimet edhe në Shqipëri sepse, atje janë “baballarët e kombit” të cilët kot nasikoti nuk janë shpallur “veteranë” të UÇK-së! Gjykata speciale mjafton të verifikojë implikimin e “babushëve” në luftën çlirimtare të Kosovës dhe të zbardh kontributi i tyre për të qenë “veteranë” të UÇK-s!?”, përfundon Zogaj.

Maxharraj: Vrasja e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës është komplot kundër UÇK-së

Analisti Binak Maxharraj për “Bota sot” përveçse ka ngritur lartë figurën e Ilir Konushevcit, ka thënë se kjo vrasje nuk ishte e rastësishme.

Image

Binak Maxharraj

Ai thotë se, Konushevci sillte armatim nga Shqipëria në Kosovë dhe atij së bashku me mjekun Hazir Mala iu organizua pritë ku i vranë të dy.

Me 9 maj të këtij viti bëhen 25 vjet që kur në një pritë në Tropojë të Shqipërisë u vranë heronjtë e kombit Ilir Konushevci i njohur me nofkën “Mërgimi” dhe mjeku tropojan Hazir Mala. Këto vrasje makabre nuk ishin të rastësishme por të organizuara mirë, thjesht ishte një komplot. Kjo vrasje e këtyre dy heronjve të kombit ende nuk është zgjidhë deri në fund, ekzistojnë shumë mistere dhe shumë të panjohura të cilat asnjëherë nuk u zbardhën, apo nuk u lejuan që të zbardhën.

Roli i Ilir Konushevcit gjatë luftës ishte shumë i madh i rëndësishëm dhe i pa zëvendësueshëm. Ai ishte ideator dhe kryesori në Sektorin e logjistike të UÇK-së, por Iliri angazhohej që në Kosovë ku po zhvilloheshin ofensiva të ashpra me forcat çetniko-fashiste serbe ishte i angazhuar edhe që sa më shumë oficer të lartë për në UÇK, atëherë kur pritej më së shumti të sillet armatim në frontin e luftës në Kosovë, atëherë kur pritej më së shumti të sillet armatim në Kosovë atij së bashku me mjekun Hazir Mala derisa po udhëtonin për në Bajram Curr me kamion të ngarkuar me armatim iu organizua një pritë ku edhe u likuiduan duke rënë si heronjtë të kombit për lirin e Kosovës”, tregon ai.

Maxharraj, përmend edhe siç thotë ai vrasësit e Ilir Konushevcit edhe Hazir Malës, që thotë se janë vëllezërit Besim e Agim Demiri.

Sipas tij, vrasje e këtyre duhet të zbardhej nga Shqipëria sepse ata janë vra nga një komplot i organizuar mirë, por se siç thuhet ish-kryeministri atë kohë, Fatos Nano, e kishte heshtur këtë vrasje makabre.

Autorët e vrasjes së Ilir Konushevcit dhe mjekut Hazir Malës siç dihet ishin vëllezërit, Besim e Agim Demiri me disa të afërm të tyre, thuhet se Besim Demiri ka qenë një bashkëpunëtor i UDB-së serbe. Më 9 maj 1998, në Qafë të Malit për në rrugën Fushë Arrëz-Bajram Curr këta dy i kanë zënë pritë Ilirit dhe mjekut Mala të cilët po dërgonin armatim dhe municion në Tropojë, nga ku do të futeshin ilegalisht në Kosovë. Siç dihet Ilirin dhe Malën i ka shoqëruar një oficer i SHISH-it dhe dy ushtarakë të gardës së Shqipërisë. Në shkëmbim të të shtënave me armë, rreth orës dy të mëngjesit vriten Iliri dhe mjeku Mala, ndërsa vrasësi Agim Demiri plagoset dhe vdes gjatë rrugës për në spitalin Bajram Curri. Por, pse u vranë, kush qëndronte prapa kësaj kasaphane ndaj djemve dhe ushtarakëve të përbetuar për çlirimin e Kosovës. Por dihet se siç thuhet se kryeministri e atëhershëm Fatos Nano e kishte shukatë këtë vrasje makabre duke i ndalë edhe hetimet.. Në vend se ai të urdhëronte që çështja të zbardhej plotësisht sepse vrasja ishte bërë në territorin e Shqipërisë që i takonte që këto vrasje të zbardheshin deri në fund të cilën gjë Shqipëria nuk e bëri deri më sot, por mbeten enigma deri më sot të pazbardhura duke e ditur faktin se ky ishte një komplot i organizuar mirë”, deklaron Maxharraj.

Në fund, analisti thotë se e tërë përgjegjësia bie mbi Shqipërinë, sepse Konushevci është vrarë në territorin e Shqipërisë.

Ai përmend edhe vrasje tjera të cila kanë ndodhur në Shqipëri, por që sot e kësaj dite nuk janë zbardhur, si: Ali Uka, Sadri Rampaj, pastaj koloneli Ahmet Krasniqi e të tjerë.

Maxharraj thotë se për të gjitha këto vrasje, ai i cili thotë se nuk di asgjë, por i di të gjitha është kryetari i SHISH-it, Fatos Kolsi, i cili për tërë këto vite u heshtën qëllimshëm këto vrasje.

Gjykatën Speciale, ai e sheh si të vetëm mundësi për zbardhjen e vrasjeve se është në juridikcionin e saj kohor.

“Siç dihet në Tiranë ekzistonte edhe “Shtabi i Rognerit” i përbërë kryesisht nga LPK-istat të cilët bashkëpunonin ngushtë me elementet e mbetura enveriste si Rexhep Mjedani, atëherë kryetar i Shqipërisë, Fatos Nano kryeministër, Fatos Klosi i SHISH-it të Shqipërisë et,. të cilët nuk u angazhuan apo nuk deshën të angazhohen që kjo vrasje të zbardhet deri në fund e sidomos të dihet se kush qëndronte pas kësaj vrasje të Ilir Konushevcit dhe mjekut Hazir Malës. Por, jo vetëm kjo vrasje por në Shqipëri ndodhën edhe vrasje të tjera të shqiptarëve si ajo e gazetarit Ali Uka, Sadri Ramçaj i cili u rrëmbye me 300 mijë DM që i kishte sjell për UÇK dhe deri më ditën e sotme asgjë nuk dihet për fatin e tij, pastaj vrasja mizore e organizuar mirë dhe skenar të përgatitur mirë të kolonelit Ahmet Krasniqit e ndonjë tjetri. Të gjitha këto vrasje ndodhën në territorin e Shqipërisë e cila edhe i takonte që të zbardhen, por jo ato qëllimshëm u heshtën. Për të gjitha këto vrasje gjatë luftës në Shqipëri është fortë mirë i njohur në detaje vet Fatos Klosi shef i SHISH-it por marohet se nuk ka dijeni, nuk di asgjë, por në të vërtetë di gjithçka për të gjitha vrasjet në detaje.

Më fjalë tjera, asnjë vrasje gjatë luftës në Shqipëri nuk është zbardhur deri më tani jo për mungesë të provave, por kjo ka ndodhë dhe po ndodhë ende për mungesë të vullnetit dhe përgjegjësisë shtetërore të Shqipërisë që i takon t’i zbardhë këto vrasje. Këtë Shqipëria e ka për obligim dhe detyrim shtetëror dhe ta heqë turpin dhe përgjegjësinë që i takon.

Ka mbetur vetëm edhe një shanse për zbardhjen e vrasjes së Ilir Konushevcit dhe mjekut Hazir Malës dhe të tjerëve që këtë ta bëjë Gjykata e Speciale në Hagë pasi që si në kohë dhe se është në juridiksionin e saj kohor që të zbardhet vrasja e heroit të kombit Ilir Konushevcit dhe të tjerëve”, përfundon Binak Maxharraj për “Bota sot”.