Ëndërra për qeveri pa VMRO dhe pa BDI, është më e madhe se gjitha ëndërrat e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit!

Blerim Sylstarova
Politikanët që nuk kanë vepra të realizuara pas vete, shohin ëndërra. Pastaj dalin edhe lavdërohen me ato ëndrra, pa u skuqur fare. E nëse politikën e shikojmë nga ky prizm, atëherë mund të themi se shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë ëndërr më të madhe se një qeveri pa VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në.
Kjo është ëndërr dhe mision më i madhe se çdo parti. Më e madhe se çdo politikan. Është ëndëër e dëshirë për t’i dhënë fund një epoke të rëndë për shqiptarët. Në vitet kur ne pritnim ditët më të mira për kombin tonë në Maqdoni, pa luftës së lavdishme të UÇK-së, dikush na e vodhi ëndrrën dhe na e shndërroi në ankth.
Ditë për ditë filluan të vriten e të burgosen djemtë tanë më të mirë. Ëndërrimtarët e politikës jetonin jetë luksoze në pallatet e tyre të ëndrrave, të ndërtuara me paratë tona të vjedhura, deri sa lufta e fituar në vitin 2001, nënçmohej dhe nënvlerësohej pa ndërpre. Kjo na obligon që sot t’i ndërpresim ëndrrat 18 vjeçare të pushtetarëve dhe ta realizojmë ëndërrën shqiptare. Ëndërra shqiptare është që më në fund të kemi qeveri pa VMRO dhe pa BDI. Më në fund të kemi qeveri e cila nuk kërcënon administratorët shqiptarë me degradim dhe largim nga puna, por u ofron mundësi të barabarta për avancim.
Është kjo një ëndërr më e madhe se të gjitha ëndrrat e Ali Ahmetit e Artan Grubit, bile edhe nwse i bwni bashkë me ëndërrat e Musa Xhaferit e Naser Ziberit. Është ëndërr më e madhe se ëndërrat tuaja për tendera milionëshe, për vila luksoze në Gjirin e Lalzit, e vetura të shtrenjta.
Ëndërr e realizuar më gjysmë në vitin 2016, por që tani, më 15 korrik, do të bëhet e plotë, sepse Tash është koha.