Ende pa u publikuar projekti, Bardhi e Melinda thyejnë rekord shikime në ‘TikTok’

Bardhi e Melinda po vijnë me një bashkëpunim të ri.

Ka pak ditë prej kur është ndarë një sekuencë nga ky projekt, shkruan lajmi.net.

Tashmë projekti është bërë viral në ‘TikTok’.

Suksesin e ka ndarë edhe vetë Bardhi, i cili ka njoftuar se projekti del këtë javë.

Madje, ky projekt ka numëruar plot 15 milionë shikime në ‘TikTok’, gjashtë milionë shikime në ‘Instagram’,  mbi 10 mijë video të krijuara me të.

E ne mezi po presim publikimin e saj./Lajmi.net/