Ende nuk është ulur TVSh-ja për rrymën, qytetarët do të paguajnë fatura me çmim të njëjtë!

Derisa nuk do të hyjë në fuqi Ligji për uljen e TVSh-së së energjisë elektrike për amvisëritë, qytetarët do të paguajnë faturat me çmimin e njëjtë.

Siç sqaroi ministri i Financave, Fatmir Besimi llogaritja e faturave me ulje do të fillojë në ditën që do të miratohet ligji në Kuvend.

“Faturat e reja do të përfshijnë një pjesë të kohës kur nuk është miratuar vendimi i ri, një pjesë do të jetë me vendimin e ri që ka hyrë në fuqi më 1 korrik. Kjo është teknika që përdoret në praktikë dhe më shumë detaje për këtë do të duhet të merren nga ata që i zbatojnë këto praktike. Megjithatë, derisa Ligji nuk miratohet në Kuvend, faturat do të mbërrijnë me vendimin e fundit të Komisionit për rregullator për energjetikë”, tha Besimi, transmeton TV21.