Ençev: Hungaria nuk mund ta bindë Maqedoninë për ndryshimet kushtetuese

Ish-amabasdari bullgar Velizar Ençev thotë se Hungaria nuk mund ta bindë Maqedoninë të zbatojë ndryshimet kushtetuese, por mund të ndalojë ushqyerjen e maqedonizmit.

“Padyshim është Hungaria. Por jo sepse është historikisht më afër, por sepse është politikisht më aktive. Budapesti ka interesa ekonomike dhe mediatike në Shkup, ndërsa Sofja ka themele historike, kulturore dhe morale, të cilat, megjithatë, rrallë i shndërron në një mosmarrëveshje diplomatike”, thotë diplomati dhe ish-ambasadori bullgar, Velizar Ençev, kur pyetet se kush ka sot lidhje më të ngushta me Maqedoninë – Hungaria apo Bullgaria.

Sipas tij, BE-ja do të këmbëngulë në fillimin e negociatave me Maqedoninë, siç thotë ai, pavarësisht nga përparimi i vërtetë, sepse zgjerimi është një vendim gjeopolitik, jo moral.

“Por këtu Radev e kthen kujtesën historike në një mjet diplomatik. Ai i thotë Evropës se “nuk mund të ndërtosh një të ardhme duke mohuar rrënjët e tua. Nëse Brukseli i mbyll sytë ndaj maqedonizmit, do të pranojë në radhët e veta një vend që mohon një pjesë të historisë së vet evropiane”, akuzon Ençev në një intervistë për gazetën bullgare “Fakti”.

Diplomati bullgar beson se Hungaria nuk mund ta bindë Maqedoninë të zbatojë ndryshimet kushtetuese, por mund të bëjë diçka tjetër, siç thotë ai, për të ndaluar ushqyerjen e maqedonizmit. Ençev gjithashtu fyen disa nga mediat në vend.

“Paradoksi është se disa nga mediat, të cilat falsifikojnë çdo ditë historinë bullgare, janë në pronësi hungareze. Nëse Budapesti vërtet e respekton të vërtetën tonë të përbashkët historike, le ta tregojë atë në politikën e tij kulturore. Solidariteti evropian nuk është vetëm energjik, por edhe shpirtëror”, theksoi Ençev.