Enca zbulon edhe një detaj tjetër lidhur me këngën e re të saj

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia ka paralajmëruar projektin e ri muzikor para disa ditësh.

E së fundmi artistja përmes një InstaStory ka zbuluar një detaj të ri për këngën.

Ajo ka treguar se kënga do të titullohet “Kalle”.

“Kalle. Së shpejti. Hiti i ri gjatë rrugës”, ishte mbishkrimi i artistes.

Ndryshe kujtojmë që artistja nuk është shumë aktive me muzikë dhe së fundmi është duke qëndruar në Dubai.