Enca vë në pah linjat trupore me fustanin e ngjitur pas trupit

Enca Haxhia njihet si një ndër këngëtaret më seksi të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka publikuar sot një fotografi në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet shumë tërheqëse.

Enca në Instagram shpesh herë publikon foto provokuese dhe në këtë të fundit shihet me një veshje mjaft tërheqëse, ajo kishte veshur fustanin e ngjitur pas trupit ngjyrë portokalli të ndezur.

 

“Do të të zë më fort se RAKIA”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e fotografive, të cilat sigurisht që ngacmojnë imagjinatën e ndjekësve.