Enca sjellë imazhe provokuese nga Dubai

Enca Haxhiu ka vendosur që të kalojë pak kohë në pushime.

Këngëtarja kësaj radhe për pushime ka zgjedhur si destinacion Dubain, shkruan lajmi.net.

Këto ditë duket se këngëtarja është mjaft aktive me postime të ndryshme në rrjete sociale.

Ajo siç duket po i shijon këto pushime, ku dhe po ndan me publikun dhe fansat foto nga më të ndryshmet.

Këngëtarja ka postuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj në “ Instagram” ku dukej mjaft provokuese.

 

Kujtojmë që kënga e fundit që ka publikuar këngëtarja titullohet “Rakia” dhe ka marrë rreth 4,8 milionë shikime.