Enca reagon pas pretendimeve se kënga “Break down” është e vjedhur

Kënga me titull “Break down” nga këta dy artistë, për pak orë arriti shifrën prej 1 milion klikimeve dhe po dëgjohet edhe jashtë trojeve shqiptare.

Gjatë ditës, qarkulluan thashetheme se kjo këngë është e vjedhur, por ndaj këtyre pretendimeve reagoi vet Enca.

“4 ore – 1.400.000 klikime, Numër 1 Trending në Shqipëri, Numër 10 në gjithë botën 💥 Pa shume komente te tjera, suksesi flet vete 😉🥂Shijojeni, kerceni sa me shume & jini pozitiv 😘 shumë dashuri per ekipin time dhe Gjithe ata qe na mbeshtesin! Na falni juve qe ju kena merzit 🤣”, shkruan ajo.

Po ashtu, reagoi edhe producenti i këngës, Mixey, i cili tha se ka diferencë mes huazimit të një melodie (e paligjshme) dhe blerjes së “sample instruments”, që mund të jenë të njëjtat për disa këngë.

Kurse, Enca e ripublikoi postimin e tij, dhe shtoi “Meqë të gjithë kanë dëshirë me bo si profesionista dhe kanë mësuar fjalën ‘e vjedhme’. Më mirë do prisja këmbën”.