Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve me një postim të ri në Instastory.
Ajo ka shkruar:
“Kam një surprizë për të gjithë ata që më kanë pritur shumë gjatë”, shkruan Indeksonline.
Megjithëse nuk ka dhënë më shumë detaje, fansat po spekulojnë se bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor, pasi Enca ka qenë më pak aktive kohët e fundit në muzikë.
Të gjithë po presin për të zbuluar se çfarë do të sjellë këngëtarja këtë herë.




