Enca me të dashurin e saj Mickey Neblett, publikojnë video nga momentet e këndshme që po shijojnë në Dubai

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka pak ditë që ka konfirmuar lidhjen e saj më të re.

Ajo është duke shijuar një romancë me masazherin afrikan, Mickey Neblett, me të cilin javë më parë u shfaq në një video të përbashkët në rrjetet sociale.

Çifti duket se janë duke ia kaluar jashtë mase mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa po e kalojnë verën duke vizituar destinacione turistike.

Foto: Mickey Neblett/Instagram

Së fundmi, Enca dhe Mickey kanë vendosur që t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ka qenë i dashuri i këngëtares shqiptare, ai i cili ka publikuar së fundmi një video në rrjetin social Instagram, ku tregon momentet e këndshme që çifti po shijojnë atje.

Foto: Mickey Neblett/Instagram

Videoja nis me tavolinën e dyshes në hotel, e cila është e zbukuruar me portretet e tyre përkatëse.

Foto: Mickey Neblett/Instagram

Më pas ata udhëtojnë me veturë në rrugët e Dubait, teksa vizitojnë destinacione të ndryshme luksoze dhe e përmbyllin videon me pamje nga ura Meydan në Dubai.

Foto: Mickey Neblett/Instagram

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar çiftin për kiminë mes tyre.