Enca me të dashur homoseksual?

Këngëtarja Enca Haxhia së fundi iu përgjigj fansave në pyetjet që ia bënin në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ajo shkroi se kush dëshiron të jetë i dashuri i saj, duke thënë se kushti është që të dijë t’i bëjë fotografi të mira.

E një prej ndjekësve i shkruan “Më lejo të jem i dashuri yt perfekt homoseksual”, kurse Enca kishte përgjigje të prerë.

“Zyrtarisht ka një fitues”, ishin fjalët e këngëtares.

Kujtojmë se “Break Down” titullohet projekti i fundit muzikor nga Enca, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Don Xhonin.