Enca ka disa këshilla për ndjekësit lidhur me pushimet: Paratë shkojnë e vijnë, koha jo

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhiu, është mjaft aktive në rrjete sociale.

Ajo njihet për pushimet e saj të shpeshta, sidomos këngëtarja komentohet shumë për pushimet e saj në Dubai.

Por, së fundi, lidhur me pushimet, ajo ka drejtuar disa këshilla për ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

Enca u ka sugjeruar atyre të bëjnë pushime, në mënyrë që të ruajnë kujtime të bukura, pasi sipas saj paratë vijnë e shkojnë.

“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do të jesh kurrë kaq i/e re sa sot”, ka shkruar ajo teksa ka listuar edhe këshillat e saj.

“Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe, lëre telefonin, jeto të tashmen, kujdesu për shëndetin mendor dhe shpirtëror.

Nuk kam asnjë respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Sidomos nëse jeni duke bërë para.

Do të thotë që ju jeni një skllav i punës tuaj, një skllav i parave.

Nuk ka justifikime për mospushime! Ju domosdoshmërisht duhen shumë lekë; merr shoqen të dashuri, familjen ose shko te tekpull.

Merr një dhomë me qera ose një tendë afër një deti/liqeni/lumi/mali. Bli ushqime në market dhe gatuaj gjëra të thjeshta në shtëpi. Shijojnë më shumë se karkalecat në lokal. Eksploro natyrën, noto, bëj ecje, shko për peshkim, shijo perëndimet, merr rreze dielli, një një të dashur vere, luaj me top, bëj shoqëri të reja, ji mendjehapur, lexo një libër, pi një spliffm pikturo, mbaj ditar.

Harxhove ca lekë?! Edhe çfarë pastaj?! Të premtoj se këto ditë pushimesh do të të lumturojnë&do i mbash mend shumë më shumë se sa ditët ku je mbyllur në zyrë. Krijo kujtime të bukura”, ishin këshillat e Encës drejtuar ndjekësve të saj.