Këshilli për arsimin e lartë dhe kërkime shkencore në Maqedoninë e Veriut do të ketë përbërje të re me mandat të ri katërvjeçar. Ky ekip pritet të punojë për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë, transmeton Portalb.mk.
Përbërja e re është zgjedhur pasi anëtarëve të kaluar u ka kaluar mandate. Ky ekip duhet të përpilojë formulën e rë për financimi ne artimit të lartë dhe ligjeve të reja.
Këto janë 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar: Dimitar Trajanov, Sonja Lepitkova, Biljana Trajkovska, Gordana Lazhetiq, Drenusha Paloshi, Kristina Skeparovska, Stefan Momir, Valentin Mirçevski, Natalija Atanasova Pançevska, Nikica Mojsoska – Bllazhevski, Ana Trombeva, Marko Spasov, Murat Aliu, Berton Sulejmani dhe Agim Haziri.
Këshilli ka për qëllim afrimin e sistemit të arsimit të lartë maqedonas me atë evropian.




