Emocionuese/ Trajneri nga Likova mer një lajm të gëzueshëm në karantinë, i lind vajzë

Trajneri i klubit të karatesë “Rinia” nga fshati Mateç i komunës së Likovës (Kumanovë), Seful Osmani ka marrë një lajm të gëzueshëm në karantinë, në hotel Vip në Shkup, shkruan gazetari sportiv Reshat Ibrahimi. Ai për herë të tretë është bërë baba, pasi sot (e diel) në mëngjes i ka lindur një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Aksa. Si për koincidencë vajza i ka lindur pikërishtë në ditëlindjen e tetë të klubit. Pra dy gëzime për një ditë. Kjo është vajza e tij e tretë, pas Elifit dhe Rajanës. “Jam shumë emocionuar nga gëzimi, por më erdhi keq që nuk munda të jem pranë bashkëshortes dhe vajzës së porsalindur”, i deklaroi trajneri Osmani gazetarit të sportit Reshat Ibrahimi. Seful Osmani, të premten, del nga karantina dy javore dhe kthehet në shtëpi për tu njoftuar me vajzën e vogël Aksa. Ai ishte dërguar në karantinë me 28 mars pas aterimit në aeroportin e Sofjes nga Baseli i Zvicrës./Gazeta Lajm/