Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania fillojnë dërgimin e ndihmave nga ajri mbi Gaza

TOPSHOT - People rush to landing humanitarian aid packages dropped over the northern Gaza Strip on April 23, 2024 amid the ongoing conflict in the Palestinian territory between Israel and the militant group Hamas. (Photo by AFP) (Photo by -/AFP via Getty Images)

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një raund të ri të dërgimit të ndihmave të reja nga ajri mbi Gaza.

Banorët e Gazës i kanë mirëpritur me kujdes raportet për një pauzë të përkohshme humanitare që lejon hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve në enklavën e rrethuar, por shumë thonë se ndihma duhet të jetë fillimi i një zgjidhjeje më të gjerë dhe të qëndrueshme për krizën që po thellohet, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Në anën tjetër, Izraeli zotohet për pauza 10-orëshe të përditshme në operacionet ushtarake në pjesë të Gazës “për qëllime humanitare”, ndërsa thotë se korridoret e ndihmës po krijohen për të “hedhur poshtë pretendimin e rremë për uri të qëllimshme.

Për muaj të tërë, popullsia e Gazës prej më shumë se dy milionë banorësh është përballur me mungesa ekstreme të ushqimit, ujit të pastër dhe furnizimeve bazë mjekësore, ndërsa bombardimet dhe mbylljet e kufijve e kanë ndaluar jetën e përditshme. /Klankosova.tv