Emira Selimi: Ambasadori Denion Meidani, i vetmi i pranishëm dhe aktiv çdo ditë pranë shqiptarëve në Manastir

Emira Selimi, vajza që hapi bibliotekën e parë shqipe në Manastir, ka folur së fundmi për mbështetjen e vazhdueshme që biblioteka ka marrë nga Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani

Drejtuesja e bibliotekës “Linkeskt, është shprehur se ambasadori, përveç përkrahjes institucionale, ka dhuruar edhe Abetaren e unifikuar për lexuesit e vegjël shqiptarë në Manastir, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e arsimit dhe kulturës së leximit në gjuhën shqipe.
Selimi theksoi se Ambasadori Meidani, në krahasim me politikanë dhe përfaqësues të tjerë nga e kaluara të cilët “vinin dhe bënin fotografi dhe më pas nuk janë ndjerë”, është i vetmi që tregon interes të vazhdueshëm për shqiptarët, jo vetëm në Manastir, por në çdo cep, duke qenë i pranishëm dhe aktiv çdo ditë.

Sipas saj, këto mbështetje janë jetike për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe edukative të bibliotekës “Linkeskt”, e cila synon të krijojë një hapësirë të qëndrueshme për librin, dijen dhe ruajtjen e identitetit kulturor të shqiptarëve në Manastir./Top-Channel