Eminem dhe Snoop Dogg ndezën atmosferën në finalen e Super Bowl

Kjo super ndeshje është zhvilluar të dielën e dytë të shkurtit, siç do të jetë traditë tash e tutje, shkruan lajmi.net.

Ndeshja u luajt mes Los Angeles Rams dhe Cincinnati Bengals.

E pas përfundimit të pjesës së parë të kësaj ndeshje të rëndësishme kanë performuar yjet e muzikës botërore.

Eminem, Snoop Dogg, Dr. Dre, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar ishin performuesit e ndeshjes finale të Play Off në NFL.

Yjet e muzikës botërore kanë ndezur publikun me një performancë të jashtëzakonshme. Shikoni pamjet më poshtë.