Ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO me procedurë urgjente në Parlamentin spanjoll vështirë se mund të ndodh deri më 12 shkurt, por kjo nuk është e pamundur, deklaroi sot ambasadori i Spanjës në Shkup, Emilio Lorenco.
“Qeveria e re spanjolle tani më e ka dërguar Protokollin deri tek Parlamenti me kërkesë që të ratifikohet me procedurë të shpejtë. Por. duke e pasur parasysh se ka dy dhoma në Parlament, ndërsa Protokolli duhet të kalojë edhe në Komisionin për punë të jashtme dhe më pas edhe në seancë plenare, vështirë është të pritet se do të ratifikohet para 12 prillit. Vështirë, por edhe e pamundur”, deklaroi sot në Kuvend, ambasadori Lorenco.
Sipas paralajmërimit të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet ta ratifikojë Protokollin për NATO-n në seancën plenare më 11 shkurt, një ditë para shpërndarjes së përbërjes aktuale të deputetëve.
Xhaferi shfaqi shpresë se deri atëherë Protokolli do të ratifikohet në Spanjë, e fundit nga 29 vendet anëtare e cila deri më tani nuk e ka bërë këtë. Nëse deri më 11 shkurt përfundon procedura në Spanjë, ratifikimi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të sillet me veprim të shtyrë.