Emigrantët e kapur u transferuan në Qendrën e Transitit në Tabanoc

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se 8 emigrantët e kapur mbrëmë pas orës 21 i ka transferuar në Qendrën e Transitit në Tabanoc për procedura të mëtejshme, kumtuan nga MPB.

Emigrantët kishin ardhur nga Pakistani dhe Afganistani, ndërsa kishin arritur në lagjen Ilinden të Shkupit, raporton TV21.

Nga MPB nuk shpalosin detaje se si kanë arritur deri në këtë lagje dhe cila ka qenë ruta e tyre.

“Më 9 nëntor 2020, rreth orës 21.20, në lagjen Ilinden të Shkupit policia ka gjetur tetë emigrant nga Afganistani dhe Pakistani. Policia ka marrë në pyetje emigrantët dhe ka i transferuar në Qendrën e Transitit në Tabanoc për procedura të mëtejshme”, kumtuan nga MPB.