Emërohen ministra Bekim Sali dhe Muhamet Hoxha, Gashi falënderon Murtezanin

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka reaguar pasi në seancën e Kuvendit sot u zgodh Bekim Sali si Ministër për Çështje Evropiane dhe Muhamet Hoxha si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Gashi po ashtu ka falënderuar Orhan Murtezanin i cili deri sot ka udhëhequr me ministrin për Cështje Evropiane.

“Në seancën e sotme plenare, Kuvendi miratoi ndryshime në përbërjen e Qeverisë, duke emëruar z. Bekim Sali si Ministër të ri të Çështjeve Europiane, si dhe z. Muamet Hoxha si Ministër të ri të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Shpreh vlerësim të veçantë për angazhimin e z. Orhan Murtezani, i cili gjatë mandatit të tij si Ministër i Çështjeve Europiane dha një kontribut të pazëvendësueshëm në avancimin e procesit të integrimit evropian dhe në çuarjen përpara të agjendës reformuese të vendit.
Njëkohësisht, uroj përzemërisht suksese në detyrë ministrave të sapoemëruar, z. Bekim Sali dhe z. Muamet Hoxha; me pritshmërinë që përgjegjësitë e tyre t’i ushtrojnë me profesionalizëm të lartë, integritet dhe përkushtim në shërbim të interesit publik dhe të qytetarëve”, ka shkruar Gashi.