EMA nisë hetim nëse studimet e Sputnik V janë sipas standardeve

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) pritet të nisë një hestim javën e ardhëshme për të parë nëse studimet klinike të vaksinës ruse Sputnik V kundër Kovid 19 janë në përputhje me standardet etke dhe shkencore, shkruan e përditshmja britanike Financial Times.

Gazeta në fjalë shkruan se hetimet e EMA-s nëse testet e Sputnik V kanë qenë në përputhje me standardet për “praktikë të mirë klinike”, kanë filluar të bëhen pasi nëjrëzit të cilët kanë qenë të përfshirë në procesin e miratimit, kanë shprehur dyshimet se nuk ka pasur kujdes për standardet etike.

Rusia thotë se ushtrët dhe nëpunësit civilë të saj kanë marrë pjesë në testimin e vaksinave të zhvilluara nga laboratori shtetëror, financuar nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF).