Elvis Naçi “thyen” kufijtë, dërgon 50 ton ushqime për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Ndërkohë që virusi COVID-19 i ka ‘harruar’ shqiptarët në Serbi, kjo nuk ka ndodhur me misionin e “Shqiptaret për shqiptarët”. Fatmirësisht shqiptarët kanë njëri-tjetrin në këto ditë të vështira.

Rreth 50 ton ushqime kanë mbërritur në Serbi për shqiptarët e Luginës së Preshevës pikërisht në Preshevë, Medgjevë e Bujanovcë.

Lajmin e ndau Elvis Naçi në rrjetet sociale ku shkruan se vërtetë jemi të ndarë në troje por në zemër jemi një!