Elsa Lila duket se është në përpjekje për t’u rikthyer fuqishëm.
Ajo ka hapur një llogari në Instagram ku në pak ditë ka më shumë se 11 mijë ndjekës.
Ka realizuar së fundmi edhe një set fotosh me Fadil Berishën ku ndër të tjera falënderon ndjekësit e saj dhe premton se së shpejti ajo të vijë në Shqipëri.
Por Kryefjala.com duket se është afër zbulimit të arsyes së kthimit të saj dhe kjo sipas burimeve jozyrtare të cilët na bëjnë me dije se, këngëtarja mund të jetë pjesë e Festivalit të RTSH-së.
Kujtojmë që Elsa Lila u arrestua muaj më parë në Itali me akuza si pjesë e një grupi që merrej me trafik lëndësh narkotike.