Elon Musk shkon me nënën e tij në ‘Met Gala’ (FOTO)

Miliarderi Elon Musk solli një grua shumë të veçantë në Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit 2022.

50 vjeçari eci në tapetin e “Met Gala 2022” me nënën e tij, ish-modelen Maye Musk, 74 vjeçare, i veshur me një smoking të zi me pallto dhe një papion të ngjashëm.

Elon – i cili u shfaq në publik një javë pasi bleu Twitter për 44 miliardë dollarë – ndau qëllimet e tij për platformën në Vogue Met Gala ‘livestream’.

“Duke supozuar se gjithçka bëhet, do të ishte ta bëni Twitter sa më gjithëpërfshirës të jetë e mundur,” tha Elon, duke shtuar se ai do të donte “të kishte pjesën tjetër të botës në Twitter dhe se ata ta shohin atë interesante, argëtuese dhe qesharake, dhe se kjo ua bën jetën më të mirë”.