Të dielën që lamë pas, njeriu më i pasur në botë, Elon Musk u fotografua në pushimet e tij në afërsi të ishullit grek.
Ai është dukur shumë i zbehtë në këto temperatura të larta, transmeton lajmi.net.
Themeluesi i ‘Space X’, 51 vjeç, po përpiqej të kapte disa rreze për të marrë pak ngjyrë në lëkurën e tij të zbardhur përpara përballjes së tij ligjore me rrjetin social ‘Twitter’.
Pasi fotot e tij u bënë virale, ai ka bërë edhe një reagim.
Elon Musk është tallur me fotografitë e tij, ku shihet i zhveshur në plazh duke nxjerrë në pah gjoksin e tij ndërsa po shijonte pushimet në një jaht në Mykonos.
“Ndoshta duhet të zhvishem më shpesh, të nxjerr gjoksin”, kishte shkruar në një nga përgjigjet e tij në fotot virale./Lajmi.net/