Elmia Aziri i ASH-së i përgjigjet Mickovskit: Ne jemi të orientuar nga perëndimi

“Programi, platforma dhe vizioni i Aleancës për Shqiptarët janë instrumentet dhe mekanizmat mbi të cilët do të debatohet me çdo subjekt politik që dëshiron të bashke qeverisë me Aleancën për Shqiptarët.

Orientimi pro perëndimor, pro evropianë dhe pro NATO i shqiptarëve është orientim shekullor, nuk është orientim prej dje. Kjo nuk do të rrezikohet në asnjë mënyrë, përkundrazi do të përforcohen angazhimet e Maqedonisë së Veriut, e Aleancës për shqiptarët dhe qytetarëve që të të arrijmë standardet e bashkimit evropian”, tha Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët./Informohu24.net/