Elmi Aziri: Qeveria e zgjeruar është e vetmja zgjidhje për dalje nga kriza

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri në ,,Rruga Drejtë” duke folur për krizën politike të krijuar pas vetos nga ana e Bullgarisë por edhe shumica e brishtë,ka thënë se një qeveri e zgjeruar është zgjidhja ndoshta e vetme dhe e qëndrueshme për vendin tonë.
Aziri gjithashtu ka thënë se retorika nacionaliste dhe ikja nga përballja me problemet nuk është zgjidhje,por dita ditës po bëhet e qartë se kjo shumicë e brishtë parlamentare nuk ka kapacitet që të zhbllokojë rrugën euroatlantike të vendit e cila ka ngecur pas vetos nga ana e Bullgarisë.
Aziri: Absolutisht nuk pajtohemi me veton e Bullgarisë,sepse ne i takojmë Evropes edhe gjeografikisht edhe historikisht, ne të fillojmë bisedimet dhe konstestet ti zgjidhin historianët bazuar në argumentet shkencore.

Aziri më tej tha se nuk është vetëm kriza politike,ka thënë Aziri, por edhe kriza me Pandemi që ka marrë hov dhe po krijon probleme të shumta edhe në ekonominë e vendit.
D.m.th janë tre arsye pse në si Aleancë për Shqiptarët bashkë me Alternativa po kërkojmë një Qeveri të zgjeruar që të mundemi të gjithë të marrim por edhe çka është më e rëndësishme,të ndajmë përgjegjësinë të gjithë s’bashku si subjekte kryesore politike në vendë. Deklaroi Deputeti Aziri në ,,Rruga Drejtë” në Alsat-M.