Elmi Aziri kundër mbajtjes së parakohshme të zgjedhjeve parlamentare

Aleanca për Shqiptarët është kundër zgjedhjeve të parakohshme, pasi vlerësojmë se për 3 apo 4 muaj nuk mund të ndryshojë diçka, kështu është shprehur deputeti i kësaj partie në emisionin e pasdites “Pastel” në TV21, Elmi Aziri.

“Proceset zgjedhore, koha e mbajtjes së zgjedhjeve është çështje e partive politike. Personalisht nuk e shoh të ngutshme për 2-3 muaj interesin e partive politike. Nuk e di çfarë do të ndryshonte për 3 muaj çështja e mbajtjes së mëhershme të zgjedhjeve”, tha Aziri.