Elmazi: Ura në Llokë do ndërtohet, është arritur dakordësi me komunën e Gjorçes

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka qëndruar në fshatin Llokë, ku në një atmosferë impresionuese ka shpalosur vizionin e tij për fshatin Llokë dhe Sarajin në përgjithësi.

“Nga Lloka e vogël, por me zemra të mëdha, u mirëpritëm ngrohtësisht nga banorët e këtij fshati. Ata ndëgjuan me vëmendje planprogramin tonë zhvillimor, pjesë e të cilit është edhe ndërtimi i urës së Llokës, një projekt ky i shumëpritur që do të lidhë më mirë banorët dhe do të lehtësojë jetën e përditshme. Së bashku me përfaqësuesit e VLEN-it në qeveri, sollëm lajmin e madh se është arritur dakordësimi me komunën e Gjorçes, dhe kjo çështje më në fund do t’i takon të kaluarës. Lloka, ashtu si gjithë Saraji, po bashkohet në NJË ZË për fitore të madhe më 19 tetor!”, ka shkruar Elmazi.