Pas videos së publikuar dhe reagimeve të ashpra në publik, kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, njoftoi mbrëmë se ka filluar pastrimi me mekanizim i deponisë së rrezikshme në Radushë, e cila besohet se është kërcënuese për mjedisin dhe burimit Rashçe.
“Në vazhdën e aksioneve për pastrimin e deponive të egra në territorin e Komunës së Sarajit, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, ndërmorëm aksion për pastrimin e deponisë në vendbanimin Radushë.
Ky është një tjetër hap në përpjekjet tona për të krijuar hapësira më të pastra dhe më të sigurta për qytetarët.”, njoftoi Elmazi.





