Eliza Hoxha: Nuk kam pengje personale, jam e përmbushur me veten (VIDEO)

Këngëtarja, arkitektja dhe deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha në “Weekend” në Klan Kosova tha se nuk ka as një peng personal, kjo për shkak të bindjeve.

Ajo bëri të qartë se ndihet e përmbushur dhe konsideron se secili mund të ketë rrugëtimin vetëm.

“Unë jam okay dhe jam okay në idenë që këtë nuk ma ka mësuar shtëpia por jeta. Nëse nuk e kuptojmë që rrugëtimi kryesor është plotnia, që ti i mjafton jetës. Ne jemi qenie sociale, mund të kemi rrugëtime të vetme, por megjithatë, nuk ta përmbush asnjë boshllëk tjetrin, nëse ti nuk e përmbush me vetën tënde, nëse nuk të mjafton vetja. Mendoj që ky është problemi kryesor se disa njerëz që janë të pa lumtur, dhe të pakënaqur dhe pastaj bëhen ziliqar dhe bëhen m plot pezëm e zemërim për jetën e tjetrit, sepse nuk kanë bërë ca pyetje për jetën”, tha Hoxha.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e jetesës me dashuri, duke e trajtuar gjithçka veten, qytetin, të tjerët, dhe grupet e margjinalizuara, me dashuri.

Për Hoxhën, ideja që duhet të punojmë me veten është shumë e rëndësishme.

“Ideja që duhet me sprovu vetën është shumë e rëndësishme sepse gjejmë të vetja kapacitete që nëse nuk i nxisim nuk dalin në pah. Kështu që unë jam ajo qika që hyn ku s’duhet. Por jeta më është bërë më e bukur”, tha Hoxha, e cila shtoi se aty ku e gjen vetën dedikohet tërësisht”, tha Hoxha.

Ndiqeni videon për më shumë detaje: