Këngëtarja e njohur nga Tetova, Elita Ziberi ishte e ftuar në emisionin Libero, ku shpalosi shumë gjëra nga jeta, e karriera e saj e suksesshme.
Këngëtarja tregoi përjetimet e saj në skenat më të mëdha të muzikës si në trojet shqiptare por edhe më larg.
Elita zgjedhi të flas për këngën e parë si kujtim të artë të jetës së saj, ku ajo kishte kënduar me shumë dashuri për këngën dhe pati një sukses të veçantë.
Me këtë rast, Elita përcjelli dhe një mesazh, ku zëri i saj ishte suksesi i coverit e jo paraqitja e saj e cila u komentua shumë, pasi ishte e veshur me një xhemper dhe patika.
“Kam qenë duke pirë kafe, shkova e bëra coverin, i cili mori gati gjysmë milioni klikime kurse unë jam komentuar për veshjen e jo për mënyrën si e kam kënduar coverin, por për veshjen se si ka mundësi një këngëtare të arrij pa u zhveshur,” tregon Elita.
Ndër të tjera Elita përmendi edhe emocione të tjera gjatë përformancave të shumta të saj, ku na shoqëroi edhe me këndimin e një kënge turke pasi që ajo kishte marrë pjesë edhe në një talent show në Turqi, të cilën e përshkruan si eksperiencë fantastike.
Për më shumë ndiqeni videon:




